07 Mars 2021

Numri i turistëve në Shqipëri arrin në 1.4 milion

Tiranë, 27 qershor - Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në muajin maj është rritur me 9.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në pesëmujorin e parë e 2018 është 1.423.367 duke u rritur me 7,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në maj 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe me 61,5 %.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit maj 2018, janë 839.235 duke shënuar një rritje me 6,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë në pesëmujorin e parë 2018, është 1.985.152, duke u rritur 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00