15 Tetor 2019

Nis turizmi i anijeve në Shqipëri

Sarandë, 19 shkurt - “Viking SKY”, një nga anijet e mëdha turistike në botë, ankoroi sot në Portin Detar të Sarandës në Jug të Shqipërisë me mbi 1000 turistë, kryesisht amerikanë.

Ata ishin vizitorë të qytetit antik të Butrintit, një pasuri e madhe arkeologjike e Shqipërisë që mbrohet prej vitit 1992 nga UNESCO. Autoriteti Portual shqiptar tha se mbërritja e anijes turistike “Viking Sky “ është prekja e parë për këtë vit që pritet të shënojë gati një trefishim të anijeve të mëdha turistike që do të mbërrijnë në brigjet shqiptare përgajtë 2017.

Drejtori i Portit të Sarandës Sotir Davella i tha Zërit të Amerikës se 56 anije me kapacitet nga 1000-3500 vizitorë kanë bërë deri tani rezervimet, ndërkohë që priten të mbërrijnë në port gjatë 2017-ës edhe dhjetëra anije më të vogla.

Njëra prej kompanive, “MSC Cruises” njoftoi autoritetet shqiptare se do ta bënte Sarandën destinacion të përjavshëm në udhëtimet e saj në Mesdhe, duke filluar nga prilli i viti 2017.

Edhe kompanitë e anijeve turistike “Cunard, P&O Crusises” dhe “Holland America”, njoftuan fundvitin e shkuar se do t’i shmangnin portet turke gjatë vitit 2017 duke i zëvendësuar itineraret me Korfuzin dhe Sarandën.

Sipas të dhënave të autoritetit Portual në Sarandë vitin e shkuar në këtë port u përpunuan rreth 251 mijë udhëtarë, rreth 60 mijë më shumë se viti 2015. Autoriteti portual tha se numri i anijeve të mëdha turistike që mbërritën në Sarandë u rrit në 2016 në 22 nga 10 që ishte në vitin 2015.

Autoritet vlerësuan se një rritje pati edhe numri i jahteve ku sipas të dhënave portuale në vitin 2016 u përpunuan 657 jahte nga 455 që ishin përpunuar në vitin 2015. Pjesa më e madhe e mjeteve të lundrimit përpunohen në Kalatën e re që u ndërtua gjatë viteve 2010-2013 me një mbështetje të Bankës Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)