24 Prill 2024

Nis punimet simpoziumi ndërkombëtar për ekologjinë

Prizren, 14 korrik - Të premten ka filluar punimet simpoziumi ndërkombëtar Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology që organizohet nga Universiteti Ukshin Hoti në Prizren dhe Universiteti Haxhi Zeka në Pejë.

Në këtë simpozium po marrin pjesë profesorë nga shtete të ndryshme të Evropës (Austri, Itali, Gjermani, Slloveni, Spanjë, Kroaci, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Shqipëri, etj.) dhe i takon lëmisë së ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në cilësi të nikoqirit  në nisjen e punimeve të këtij simpoziumi ju dëshiroi mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e punimeve të tyre të gjithë studiuesve.

Rektori Vataj falënderoi organizatorët dhe në veçanti Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, Fadil Millaku, për mundësimin që kjo ngjarje e rëndësishme të ndodhë në UPZ.

Ai theksoi se për seriozitetin e kësaj konference flasin numri i madh i studiuesve nga shumë shtete evropiane, duke shtuar se një organizim i tillë është vlerë për UPZ por edhe për gjithë Kosovën.

“Kontributi i juaj do të jetë edhe për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtje së bimëve endemike dhe diversitetit në vendin tonë”, nënvizoi rektori Vataj.

Ndërsa Zeljko Skvorc nga Universiteti i Zagrebit u shpreh i kënaqur që  ky simpozium me këtë tematik po organizohet në Prizren.  Ai po ashtu falënderoi rektorin Vataj dhe rektorin Millaku për kontributin e dhënë në këtë kuadër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)