29 Mars 2024

Nis java e turizmit turk

Stamboll, 15 prill - Çdo vit në javën që përfshin ditët 15-21 Prill në Turqi festohet “Java e Turizmit”. Turizmi është një nga gurët themelorë të pazëvendësueshëm të ekonomisë Turke.

Dihet që sot turizmi përbën një kontribut të madh në të ardhurat e vendeve që kanë arritur mirëqenien nga pikëpamja ekonomike.

Turqia për shkak të bukurive natyrore si dhe të pasurive historike dhe kulturore që ka, zotëron një infrastrukturë të gjerë për turizmin.

Turqia me gjeografinë e saj që shtrihet mbi dy kontinente, me tokat e begata kur rriten me mijëra bimë natyrore si dhe me brezat klimaterike ku njëherazi jetohen të katër stinët përbën një parajsë turistike.

Turqia ju ofron atyre që e vizitojnë atë bregdete që zgjaten 8000 km. me plot diell njëri me i bukur se tjetri si dhe dete të pastër.

Dielli që e ngroh Turqinë i frikëson disa njerëz në Amerikë apo në Evropë, por ata që vijnë në vendin tonë dhe jetojnë aty e dinë fare mirë që krahas diellit që ua ngroh fytyrën dhe trupin, është ngrohtësia e njerëzve që ia ngroh me bukuritë e vërteta zemrën e tyre.

Çdo krahinë ,apo qytet ,komunë e fshat ka bukuritë e veta të veçanta dhe me njerëzit e tyre të bukur ju ngroh shpirtin dhe ju kërkoni ta shëtisni vendin tonë hap pas hapi.

Turqia krahas bukurive të saja natyrore, për ata që janë të apasionuar pas historisë dhe kulturës është një parajsë. Turqia si një djep i qytetërimeve dhe me mozaikun kulturor që zotëron, zë vend në radhët e para në botë për pasuritë kulturore që ka.

Në këto toka ku monumentet e kulturës i vërtetojnë qytetërimet e vjetra që kanë jetuar në to, tempujt, teatrot, kishat, xhamitë, sarajet, medresetë si dhe karvan sarajet na sjellin në ditët tona gjurmët e të kaluarës.

Pa dyshim që Stambolli përbën një qendër të pashoqe ku mund të ndiqni edhe pamjet me të bukura në botë dhe ku mund të ndjeni gjurmët më të pasura të së kaluarës.

Ngushtica e Stambollit përbën një kryevepër më vete. Një shëtitje që mund të bëni me varkë apo me anije nëpër këtë ngushticë mund t’ju japë juve zanafillën e thesareve që mund të gjeni në këtë qytet magjepsës.

Ekzistenca e faltoreve të të tre feve më të mëdha të botës në Turqi si dhe funksionimi i tyre ende në ditët tona, e vërteton më së miri se kultura dhe besime të ndryshme mund të jetojnë në miqësi dhe tolerancë midis tyre. Është kjo arsyeja që këto vitet e fundit Turqia po zhvillon një aktivitet tjetër turistik nën titullin “ Turizmi i besimeve” .

Turqia përbën një zgjedhje me vend për ata që janë të dashuruar pas natyrës dhe bukurive të virgjëra. Male të veshura me pyje, lugina të gjata dhe të gjera, fushat pafund... pra ju mund të gjeni në Turqi çdo gjë që ju ofron natyra.

Një zgjedhje ideale është Turqia për ata që janë të apasionuar pas vëzhgimit të zogjve. Ju mund të bëni vëzhgime apo punime më të pasura mbi zogjtë nëpër liqene apo moçalishte të veçanta të Turqisë.

Për ata që janë të apasionuar pas natyrës në radhë të parë duhet të vizitojnë “Parqet Kombëtare”. Ato i ofrojnë shanse të panumërta atyre që janë të apasionuar pas bukurive të natyrës.

Turqia është një vend ideal për ata që duan edhe natyrën edhe sportet. Ujërat e ngrohta të Mesdheut dhe të Egjeut ju ofrojnë mundësi për të bërë sporte të ndryshme mbi ujë dhe nën ujë.

Turqia me liqenet e saj të mëdhenj, me lumenjtë e saj të gjatë dhe marramendës, si dhe ajo që ka më rëndësi, me detet që e rrethojnë në të tre anët përbën një vend të mrekullueshëm pushimesh për ata që janë të dashuruar pas peshkimit.

Turqia iu ofron mundësi të mëdha edhe atyre që ushtrojnë sportin rafting. Nëpër lumenjtë e saj ku mund të ushtrohet sporti rafting janë bërë rregullime të duhura, të cilat i ofrohen turistëve. Çdo vit me qindra turistë nëpër rajonet e Detit të Zi apo të Mesdheut jetojnë emocionet e raftingut.

Turqia me malet e saj të shumta që ofrojnë pejsazhe të jashtëzakonshme, është bërë një vend tërheqës qoftë për alpinistët amatorë, qoftë për ata profesionistë. Për ata që duan të ushtrojnë këtë lloj sporti i vjen në ndihmë Federata e Alpinistëve të Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)