22 Janar 2021

Në tremujorin e tretë 40 272 vizitor nëpër hotelet e Kosovës

Prishtinë, 4 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2020.

Në TM3 2020, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Në TM3 2020, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 40 272, prej tyre 47.14% ishin vendorë dhe 52.86% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 80 980, prej tyre 45.32% nga vendorët dhe 54.68% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Pejës, me 13 885 vizitorë dhe 38 188 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)