16 Gusht 2022

Në Prishtinë hapet Panairi i Turizmit dhe Sportit

Prishtinë, 5 maj - Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të organizohet hapja solemne e Panairit të Turizmit dhe Sportit.

Ky panair mbledhë në Prishtinë tash e 18 vite akterët kryesorë të turizmit nga katër vendet e Ballkanit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi.

Këtë vit po ashtu kemi oferta nga Greqia, Turqia dhe një prezantim gruporë të bizneseve nga regjioni i Puglias së Italisë.

Panairit të Turizmit para 4 viteve i është shtuar edhe sektorin e sportit, ngaqë sporti po ashtu në vete është edhe turizëm, ku një pjesë e madhe e kompanive turistike vendore janë rritur falë rritjes së aktiviteteve sportive në vend.
 
Gjithashtu edhe Turizmi malor (Outdoor) vitet e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme dhe një impakt mjaft të madh në zhvillimin e turizmit rural.

Ky lloj turizmi është duke kontribuar në futjen e Kosovës në itinerarin e guidave ndërkombëtare malore, duke ndihmuar kështu ardhjen e grupeve të turistëve ndërkombëtarë gjatë gjithë vitit.

Pra në këtë panair do të gjeni edhe biznese të ketij lloji duke ju njoftuar me ofertat dhe aventurat turistike malore.

Një nga aktivitetet shumë atraktive që vlenë të përmendet dhe që do të zhvillohet gjatë panairit është ngjitja dhe lëshimi me litarë nga çatia e Pallatit të Rinisë.

Ky aktivitet do të zhvillohet me ndihmën dhe asistencën e alpinistëve profesionistë të Klubit Alpin Prishtina, alpinistë të cilët e kanë shkelur edhe majën e Everestit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)