15 Qershor 2019

Mrika Nikçi afër futjes në Librin e Genisit

Prishtinë, 27 maj - Mrika Nikçi shumë afër ëndrrës së saj për tu futur në Librin e Rekordeve Botërore të Genisit "Guinness World Records". Me ngjitjen e 7 majave "Climbing the Seven Summits" Mrika do të bëhet personi i parë në botë që arrinë këtë sfidë akoma pa i mbushur 18 vjet.

Sot na gëzoi lajmi që Mrika në oren 6:10 të mengjesit ka mbërritur në majën e radhës, majën më sfiduese dhe më të lartë në botë, malin Everest 8848 metra lartësi mbidetare (ltd).

Mrika këtë projekt po e realizon në shoqërimin e babait të saj Arianit Nikçit.

Mrika, 17 vjeçe dhe babai i saj Arianiti, janë dy shqiptarët e parë në botë që në Dhjetor 2018, kanë pushtuar majën më të lartë të Antarktidës, ku si pasojë e mjegullës dhe motit të keq, kanë mbetur të bllokuar për 11 ditë rresht në një tendë dhe në temperaturat deri në -40 gradë Celsius. Fatmirësisht Mrika dhe Arianiti nga Peja arritën të kthehen shëndosh e mirë dhe vazhduan ekspeditën e tyre mbresëlënëse.

Pas Everestit Mrika do të vazhdojë menjëherë rrugëtimin e saj drejt pushtimit të 3 majave të mbetura: Denali, Amerika Veriore – Alaska, Elbrus, Evropë, Carstenz Piramidë, Australi, dhe kështu do ta kompletoj projektin e saj “MRIKA SEVEN SUMMITS” për tu futur në Librin e Genisit.

Ky projekt ka rëndësi nacionale pasi që gjithmonë promovon vlerat sportive, kulturore, dhe e vendosë Kosovën si shtet në hartën botërore të sportit, dhe ndikon në fuqizimin e vajzave dhe grave Kosovare.

Majat e arritura deri me tani janë:
Mount Vinson Antarctic me lartësi 4892 lmd, Kilimanjaro Uhuru Peak 5.895 lmd, Aconcangua, 6962 lmd, Mt. Everest 8848 led.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 qershor 2019

- Në ditën e çlirimit të Gjilanit bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Oda e Afarzimit të Kosovës dhe kompania Trofta nga Istogu organizojnë ngjarjen tradicionale “Dita e Peshkut” në të cilin do të zhvillohen aktivitete të ndryshme duke përfshirë: Peshkimin dhe gara në mes të ekipeve. (Ambientet e “Trofta” në Istog, ora 10:00)

 - Komuna e Gjilanit organizon trekëndëshin poetik te paqes dhe ndarjen e çmimit “Beqir Musliu”. (Shkolla fillore në Shurdhan, ora 12:00)

- Shoqata e Historianëve “Ali Hadri” organizon simpozium  për figurën e Mulla Idriz Gjilanit. (Biblioteka e qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit inauguron Sheshin - Jug me performancë artistike nga ansambli “Gjilani”. (Gjilan, ora 19:00)

 - Kryetarit i Gjilanit, Lutfi Haziri organizon pritjen përmbyllese për ditën e çlirimit të Gjilanit. (hotel “Astoria”, ora 21:00)