19 Mars 2024

MPMH dhe Komuna e Suharekës të vendosur për të fuqizuar eko-turizmin

Prishtinë, 11 korrik - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për mbikëqyrjen e duhur të burimeve në fshatrat Gradocë dhe Dollancë të Suharekës.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Ministrja Reshitaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është fuqizimi i eko-turizmit në Komunën e Suharekës.

“Këto iniciativa janë në përputhje me planin zhvillimor dhe politikat progresive të ndërmarra nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ndihmojnë në fuqizimin e turizmit malor. Këto investime do të rrisin kualitetin e jetës në përgjithësi dhe posaçërisht do të ndihmojnë në zhvillimin e eko-turizmit, si nevojë e veçantë dhe mundësi reale për Komunën e Suharekës marrë parasysh relievin e kësaj komune”, tha Ministrja Reshitaj.

Me këtë rast ministrja Reshitaj tha se shumë shpejtë MMPH-ja, do të ketë investime në rregullimin e shtratit të lumit Tophulla, në mbledhjen e fidanëve për rreth rrugës Suharekë - Prizren dhe në zgjerimin e parqeve të gjelbra në qytetin e Suharekës.

“Të gjitha këto projekte investuese në Suharekë dhe në Bjeshkët e Sharrit do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së ajrit si dhe do të fuqizojnë agro dhe eko- turizmin”, tha ministrja Reshitaj.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës për investime në projektet kapitale në fushën e riciklimit të mbeturinave.

Reshitaj falënderoi Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) për mbështetje në fushat e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, deklaroi se komuna që ai drejton ka një numër të madh të projekteve që do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Më tutje, ai falënderoi Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e treguar përgjatë kohës sa udhëheqë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti për riparimin e burimeve të ujit në fshatrat Gradancë dhe Dollacë të Suharekës është mbështetur nga iniciativa SATOYAMA në kuadër të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për vendosjen e dritave solare, shportave të mbeturinave si dhe shenjave turistike, që do të ndihmojnë turistët për orientim në zona turistike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)