20 Prill 2024

Miratohet projekti i skijimit “Borea” për Komunën e Pejës

Prishtinë, 4 gusht - Në Ministrinë e Financave u mbajt sot takimi i radhës i Komitetit të PPP-së i udhëhequr nga ministri i financave Avdullah Hoti. Në këtë takim u diskutua për raporti financiar të ANP ”Adem Jashari” dhe  për projektin e  skijimit “BOREA” të Komunës së Pejës ku edhe u miratua ky projekt.

Ministri Hoti gjatë takimit tha se projekti BOREA ka për qëllim shndërrimin e Pejës në njërin nga destinacionet më të frekuentuara jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Ky projekt është në harmoni të plotë me strategjinë e zhvillimit ekonomik si dhe zhvillimin e turizmit të qytetit të Pejës. Projekti do të kap vlerën e investimit mbi 54 milionë euro, ku pritet që operatori privat të ofrojë shërbime të skijimit,  hotelerisë dhe shërbime të turizmit në katër stinët e vitit.

Ai gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës po krijon mundësi për investime në Kosovë, ky është edhe një argument më shumë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të investojnë.

Ky projekt shumë ambicioz nga komuna e Pejës tregon vizionin për zhvillimin e turizmit në këtë komunë dhe është një ndër projektet më modern në regjion. Peja gradualisht po merr një kahje tjetër të zhvillimit dhe me këtë projekt ky qytet do të ketë një perspektivë më të mirë të zhvillimit ekonomik. Ky projekt do të ketë ndikim edhe në rritjen e imazhit të Kosovës për thithjen e investimeve nga jashtë  tha Ministri Hoti.

 Ndërsa, kryetari i Kuvendit komunal të Pejës  Gazmend Muhaxheri gjatë takimit u shpreh se Komuna e Pejës në tetor 2008, e ka miratuar statutin e komunës, (të amandamentuar në vitin 2010 dhe 2012) në pajtim me Ligjin për Pushtetin Lokal nr. 03/L-040. Statuti, me anë të nenit 14 i jep kompetenca të plota dhe ekskluzive komunës, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuara me legjislacionin e zbatueshëm, në fushat e ndryshme e ndër to edhe turizmi, zhvillimi lokal ekonomik, planifikimi urban dhe rural, shfrytëzimin e tokës si dhe zhvillimin.

Prandaj, përfundimi i të gjitha procedurave për Projektin e skijimit “BOREA” dhe aprovimin sot në këtë takim të këtij  projekti nga Komiteti Ndërministror i udhëhequr nga ministri  Avdullah HOTI e vlerësoj jetike për Pejën dhe kjo ditë  është një ditë e shënuar për Komunën e Pejës dhe për këtë ju jam mirënjohës tha kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Zhvillimi i procedurave për dhënien me koncesion të projektit do të jenë transparente për opinionin.

Ndërsa sa i përket projektit BOREA Komuna e Pejës e ka dhe mbanë të drejtën pronësore mbi patundshmërinë e cila përbën vendndodhjen, ndërsa Koncesionari nuk e ka dhe nuk e fiton të drejtën pronësore mbi patundshmërinë e cila përbën vendndodhjen e projektit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)