18 Tetor 2019

Ministrja Bajrami merr pjesë në Forumin Botëror të Turizmit

Luzern, 4 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin Botëror të Turizmit në Luzern të Zvicrrës.

Në këtë forum po marrin pjesë liderë global të fushës së turizmit nga institucionet shtetërore, akademike dhe nga bota e biznesit.

Në këtë forum, ministrja Bajrami foli për përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e turizmit.

Ajo tha se Kosova ka shënuar përparime të shumta në zhvillimin e saj në shumë fusha, përfshirë edhe turizmin i cili ka një rritje progresive nga viti në vit.

\"Natyrisht, sektori i turizmit ka potencial shumë të madh për zhvillim të mëtejmë, dhe Qeveria e Kosovës po punon që t’i avancojë politikat e saj karshi këtij sektori, tha Ministrja.

Ajo nënvizoi se po punohet që të fuqizohen më tutje kapacitetet institucionale në nivel qendror dhe lokal që do të shtyejnë më tej agjendën e zhvillimit dhe promovimit të turizmit në vendin tonë.

Po ashtu, ministrja Bajrami tha se qeveria do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Turizmit, i cili do të funsionalizohet së shpejti, duke shërbyer si një mekanizëm i rëndësishëm për qeverinë e vendit në ofrimin e ideve dhe këshillave sa i takon trendeve moderne të zhvillimit të një turizmi të qendrueshëm.

Bajrami tha se Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur edhe për anëtarësim në Organizatën Botërore të Turizmit dhe i ftoi delegatët e pranishëm që ta mbështesin Repubikën e Kosovës në këtë proces i cili do t’i jepte nxitje serioze zhvillimit të turizmit kosovar si dhe integrimit të vendit tonë në hartën turistike ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Bajrami pati një sërë takimesh bilaterale me liderë ndërkombëtarë të industrisë së turizmit, siç ishte takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai si dhe me përfaqësuesë të qeverive të ndryshme dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare në fushën e turizmit.        
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)