02 Mars 2021

Ministri Shala, urdhëresë për kontrollin e hoteleve në të gjithë Kosovën

Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka lëshuar një urdhëresë që obligon Inspektoratin e ministrisë dhe inspektoratet komunale, të bëjnë inspektime nëpër motele duke kontrolluar për mundësin e mashtrimit të konsumatorit.

Shala ka thënë se kjo është duke u bërë në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit.

“Kam urdhëruar Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë që në koordinim të ngushtë me ato inspektoratet komunale që të marrin një aksion për inspektimin dhe verifikimin e të gjitha dokumenteve si dhe higjienës të secilit motel që operon në Republikën e Kosovës. Këtë aksion është duke e mbështetur edhe Policia e Kosovës."

"Ne jemi të përkushtuar që të gjitha shërbimet që ofrohen në Kosovë të kenë cilësi në mënyrë që të mbrohet konsumatori dhe të eliminohem mundësia për mashtrim. Kjo urdhëresë është në vazhdën e punës që jemi duke e bërë në mbrojtje të konsumatorit dhe për të vendosur rend dhe rregull”, ka thënë ministri Shala.

Në këtë aksion është duke asistuar edhe Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore.

Ndryshe në urdhëresë obligohen të gjitha inspektoratet që të ndërmarrin veprime kontrolli për të gjitha motelet.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)