20 Prill 2024

Militantë të ISIS-it plagosin me thikë 3 turistë në një hotel

Kajro, 9 janar - Të paktën rre turistë të huaj, dy austriakë dhe një suedez, u plagosën me thikë pranë një hoteli në Detin Kuq në Egjipt.

Sipas mediave ndërkombëtare, sulmi me thika është kryer nga dy persona, të cilët dyshohet se janë militantë të Shtetit Islamik. Në hotelin “Bella Vista” ndodhi ngjarja, ku autorët e sulmit u qëlluan për vdekje nga policia.

Ndërkohë, BBC shkruan se autorët kishin si synim të merrnin peng turistët. Forcat e policisë janë vënë në kërkim të personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit.

Egjipti po përballet me militantët e Shtetit Islamik me bazë në gadishullin e Sinait.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)