02 Mars 2021

Mbi 300 bashkatdhetarë të Gjilanit i bashkohen “Ecjes së alpinistëve”

Gjilan, 23 korrik - Në kuadër të Muajit të Mërgatës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan dhe klubit alpin “Gjilani”, të dielen është mbajtur aktiviteti “Ecja e aplinistëve”.

Nisja e alpinistëve është bërë nga qendra e qytetit, ka vazhduar për në Llovcë, për të përfunduar në pikën finale te Kalaja e Pogragjes.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shpresë Hajdari, është ndarë shumë e kënaqur me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndërkaq ka informuar se mëse 300 bashkatdhetarë i janë bashkangjitur “Ecjes së alpinistëve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)