25 Prill 2024

Mali i Zi prezanton ofertën turistike në Kosovë

Prishtinë, 31 maj - Përfaqesues të Malit të Zi sot në Prishtinë prezantuan ofertën turistike për verën e sivjetshme ku edhe ftuan kosovarët që të kalojnë pushimet në bregdetin malazias, duke thënë se çmimet janë të volitshme, e njëkohësisht siguria e lartë për të gjithë turistët.
 
Mali i zi vazhdon të ketë në fokus tërheqjen e turistëve nga Kosova. Për këtë qëllim, drejtues të Organizatës Kombëtare të Turizmit të këtij vendi, prezantuan në Prishtinë ofertën turistike për verën e sivjetshme.

Menaxherja e kësaj organizate, Liljana Çukiq, tha se fushata e quajtur “Deti i Malit të zi ju fton” përmban dy pako aranzhmanesh.

“Pakoja e parë në sektorin privat ka çmim mjaft të favorshëm, për shtatë ditë është prej 42 deri në 49 euro jashtë sezonit, ndërkaq gjatë pikut nga 70 deri në 77 euro për shtatë ditë. Kurse paket aranzhmani në sektorin hotelier jashtë sezonit nga 72 deri në 154 euro, kurse gjatë sezonit nga 1 korriku deri më 31 gusht nga 155 deri në 280 euro”, tha Çukiq.

Ndërkaq Merita Rexha, nga organizata turistike e Ulqinit, ftoi kosovarët të kalojnë pushimet në Ulqin.

“Çmimet në Ulqin janë në nivelin e vitit të kaluar, në ato të akomodimeve private, shtetërore, gjithashtu të ushqimeve. Njëkohësisht siguria do të jetë maksimale për të gjithë turistët që vijnë në Mal të Zi”, tha Rexha.

Ndryshe, sipas zyrtarëve, aktualisht Mali i Zi ka mbi 300 hotele dhe motele me rreth 40 mijë shtretër, të klasifikuar sipas standardeve ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)