17 Gusht 2022

Kurti e Kumbaro planifikojnë konferencë për turizmin e përbashkët Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 27 maj - Krijimi i hapësirave të reja për bashkëpunim në turizëm ishin në qendër të takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për të rritur angazhimin institucional për aktivitete të reja të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në shërbim të  produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të të dy vendeve.

Organizimi i planifikuar i konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri” u vlerësua si mundësi për konkretizimin e nismave të përbashkëta.

U theksuan potencialet për investime, duke marrë parasysh pozitën e favorshme gjeografike në rajonin e Ballkanit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)