28 Mars 2024

Kriza paralizon turizmin grek

Athinë, 2 gusht - Turistët, të detyruar të lënë kampin pasi shoferët dhe punonjësit publikë janë në grevë dhe nuk ka makina apo shërbime për të qarkulluar.

Dyqanet dhe super-marketet pa perime të freskëta. Kjo është pamja që ofron sezoni turistik në Greqi, në vendin i cili njihet për dyndjet e mëdha të turistëve gjatë çdo sezoni.

Sipas drejtuesve të institucioneve greke, kriza ka goditur sektorin, i cili i sillte miliarda euro të ardhura, vendit që krenohej me turizmin.

Për këtë arsye, qeveria greke vendosi që të kërkojë mobilizimin civil, një lloj i rekrutimit aplikuar në rast lufte apo fatkeqësish natyrore, gjë që do të thotë se ajo parashikon të marrë masa edhe nëse vendi është në krizë.

\"Ne do të shkojmë absolutisht në fund, - tha një zëdhënës i kryeministrit Papandreu, - nuk do të bëjmë asnjë hap prapa\".

Duke paralajmëruar se qeveria nuk do të ndalet me paketat e saj të anti-krizës, edhe pse pas shoferëve grevën e kanë bërë me dijeni edhe farmacistët, juristët, inxhinierët etj.

Pardje sidomos ishte një ditë e tmerrshme. Në qytetin verior të Selanikut ka patur përleshje mes shoferëve dhe agjentëve me veshje speciale.

Hotelet në ishuj janë mbyllur dhe shumë turistë në Halkidiki janë larguar, ndërsa  situata mbetet e vështirë sidomos edhe në Patras.

Duket se një numër i madh i makinave me qira janë braktisur pa karburant për turistët, ndërsa ka rënë edhe niveli i regjistrimit nga agjencitë e udhëtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)