18 Prill 2024

Krasniqi e Klosi hapin sezonin veror në Shqipëri me moton “Pusho shqip”

Shëngjin, 1 korrik - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton "Pusho Shqip", që u mbajt në Shëngjin.

Ministri Krasniqi i ftoi qytetarët e Kosovës që pushimet e tyre verore t'i kalojnë në Shqipëri, që sipas tij, jeni si në shtëpitë e juaja.

“I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre t'i kryejnë në plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar, sepse këtu veç pushimit mund të gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore, këtu ne ndihemi si në Shtëpinë tonë dhe jemi si në shtëpinë tonë për këtë arsye ne nuk kemi nevojë të hulumtojmë pushime në bregdete të tjera për faktin se ne jemi një komb dhe kemi një kulturë dhe mikpritja e cila iu bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë këtu në Shqipëri nuk mund ta gjeni askund."

"Prandaj nga këtu ju bëj thirrje publike që pushimet publike t'i kaloni këtu në bregdetin shqiptar. Njëkohësisht siç ju bëj thirrje edhe vëllezërve tanë këtu të Shqipërisë që pushimet dimërore t'i kalojnë në shtetin e Kosovës”, tha ministri Krasniqi.

Ndërsa ministri Klosi tha se vendi i parë në rajon që hapë kufirin ishte Kosova. Ai ftoi qytetarët e Kosovës që të pushojnë në Shqipëri duke i  siguruar se çmimet do të jenë të arsyeshme si dhe plazhet do të jenë të pastra.

"Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6. 4 milionë pasaporta të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj."

"Por s'duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për ta zhvilluar  turizmin", tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit,  Blendi Klosi.

Vizita e ministrit Veseli në Shqipëri është në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në fushën e turizmit.

Po ashtu do të ketë takime të rregullta dhe se sezoni turistik dimëror do të niset nga Kosova.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)