10 Korrik 2020

Kosovarët mbi 60 vjeç mund të aplikojnë për vizë në ambasaden e SHBA në Prishtinë

Prishtinë, 16 dhjetor - Ambasada amerikane në Prishtinë ka kënaqësinë të ju njoftoj se, që nga 5 janari 2017 do të filloj të pranoj aplikacionet për visa turistike (B1/B2) për Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare.

Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet.

Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur ti zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.

Në të ardhmën, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe.

Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konzullorë. Vëni re se këto procedura dallojnë nga ato për në ambasadën amerikane në Shkup.

Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës.

·         Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta, para intervistës. Armët ose çantat e mëdha, janë të ndaluara në amabasadë. Aplikantët këshillohen ti lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.

·         Për të arritur tek sektori konzullor, duhet ecur shkallave dhe sipërfaqeve jo të rrafshta. Për shkak të hapsirës së limituar, përsonat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

·         Qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

·         Sektori konzullor ka kohë të limituar për intervista (termine). Aplikantët duhet të kenë durrim nëse data e tyre e preferuar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Shoqata e Radio Taxive “Pasagjeri” organizon protestë për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës. (Nisj nga rrethrrotullimi “Te Fontana” në Ulpianë, ora 10:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë, të pakënaqur me parkingjet dhe shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Komitetit Emergjent të Gjilanit mban konferencë për media pas 27 rasteve të reja pozitive me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, Qendra e Studentëve, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria Drejtësisë, salla 914, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)