20 Qershor 2019

Kosova shënjon vendet e turistike dhe të trashëgimisë

Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar sot Udhëzimi Administrativ për specifikat e shënjimit të trashëgimisë kulturore dhe vendeve turistike, akt nënligjor ky i cili ka për qëllim të përcaktojë llojet, kuptimin, formën, ngjyrën, dizajnin, madhësinë dhe fontin e shkronjave, dimensionet, materialin dhe karakteristikat teknike të shenjëzimit si dhe udhëzimet për standardet për vendosjen dhe instalimin e shenjave të trashëgimisë kulturore dhe atyre turistike në të gjitha kategoritë e rrugëve në Republikën e Kosovës.

Këto shenja njoftuese/informuese, në bazë të udhëzimit, do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës dhe janë të dedikuara për informim, gjegjësisht për të drejtuar shfrytëzuesin deri te potencialet/destinacionet e trashëgimisë kulturore dhe turistike. Shenjat sipas këtij udhëzimi janë: Shenja “shënim kulturo- historike”; Shenja “atraksion natyror”; Shenja “objekt për strehim”; Shenja “objekt hotelier”; Shenja “objekt publik”; Shenja “atraksione turistike”; Shenja “rrugë turistike”; Shenja “Mirë se vini” dhe “Lamtumirë”; Shenja “tabela turistike informuese, për komunikacion, turizëm dhe informacione të tjera turistike”. Format e këtyre shenjave do të jenë katrore, katërkëndëshe dhe në formë shigjete dhe kanë ngjyra të kafta, të kaltra, gjelbërta dhe të bardha.

Gjithashtu, shenjat i kanë kodet e tyre të cilat ndahen në: E 1.x – simboli i trashëgimisë kulturore; E 2.x – simboli për shërbime; E 3.x – simboli për rekreacion. Ndërsa numrat do të shënohen prej 01 deri 99 për secilën kategori të sinjalizimit. Shenjat përmbajnë simbole të paraqitura në formë të piktogramit dhe tekste të shkruara sipas nevojës. Ndërkaq, dimensionet e shenjave sipas llojit të tabelave fillojnë nga min. 20 x 20 cm deri në max. 6 m².

Me këtë rast, ministri Gashi vlerësoi se nëpërmjet këtij udhëzimi administrativ qartësohen shenjat orientuese për vendet e trashëgimisë kulturore dhe ato turistike.

“Ky akt nënligjor mundëson dhe qartëson që Republika e Kosovës të shënjohet me simbole orientuese të trashëgimisë kulturore dhe për vendet turistike e që ua lehtëson turistëve vendor e ndërkombëtar që gjejnë më lehtë destinacionin që u intereson."

"Me këtë akt, ne kemi përmbushur edhe një standard për trashëgimi dhe turizëm dhe kjo bën që ne të afrohemi edhe një hap me standardet evropiane e ndërkombëtare”, tha ndër të tjera ministri.

Ai po ashtu u zotua që këtë vit do të hartohen e miratohen edhe akte tjera që përmirësojnë dhe konkretizojnë fushat përkatëse ashtu që qytetarët e Kosovës si dhe turistët e huaj ta kenë më të lehtë realizimin e nevojave dhe qëllimeve të tyre në vendin tonë konform rregullave e dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 qershor 2019 - Organizata Inject- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi organizojn konferencën “Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Open Data Kosovo organizon panelin e diskutimit me temën “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti ''Kadri Zeka'' në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë. (Universiteti ''Kadri Zeka'', ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë do të organizojë ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të laborantëve. (Ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ora 10:30)

- Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301.  ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë bën shpalljen e finalistëve dhe fituesit të konkursit "Tregojeni mendjen tuaj afariste". (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Federata Sindikate e Telekomit të Kosovës mban konferencë për media lidhur me qendrimet rreth kontrates se Z-Mobile dhe hapave qe do të nderrmiren diteve në vijim. (Objekti Qendror i PTK-së në Dardani, ora 11:00)

- Mbahet seanca solemne me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut bëhën homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog. (Qendra e qytetit në Istog, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të projektit të Adresave, ku do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, zv. Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka dhe Avni Ahmeti, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale  të Kosovës dhe qytetarë Klinas. (Oborri i Komunës së Klinës, ora 13:45)

- Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i. (Shkolla Xhavit Ahmeti në Gjilan, ora 14:15)

- Bëhet përurimi i qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. (Lagjja Pejton, përballë Katedrales "Nëna Terezë", ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë tryezën e radhës me temën “Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike”. (Hotel Sirius, ora 16:30)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë do të bëj lansimin e Librit 'Ditari i Nënës' udhërrëfyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha. (Libraria Dukagjini në sheshin Nënë Terezë, ora 17:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turniri në futboll të madh ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës. (Fshati Banjë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton komunitetin egjiptian në Fushë Kosovë, në kuadër të Javës së Egjiptianëve. (Amfiteatri përballë komunës së vjetër në Fushë Kosovë, ora 18:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet programi festiv me këngë e valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Tisa" nga Valter Lucaj dhe "Përtej Rrugës" nga Yll Çitaku. (Kino Armata, ora 20:00)