20 Prill 2024

Kosova promovohet në panairin e turizmit në Shqipëri

Tiranë, 6 prill -  Në mbështetje dhe organizim nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës, 11 kompani turistike nga Kosova si dhe Drejtoria e Turizmit nga Komuna e Prizrenit  po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Mediterranean Tourism Fair 2018”I cili ka filluar sot, dhe do të jetë i hapur për dy ditë.

Qëllimi i pjesmarrjes në këtë panair është promovimi i potencialeve turistike të Kosovës  si dhe ofertave turistike të cilat po i ofrojnë kompanitë kosovare të turizmit.

Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës ka njoftuar se po ashtu në ditët ne vijim janë paraparë edhe nënshkrimi i disa marveshjeve bashkëpunimi  në mes të kompanive turistike nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria –Maqedonia dhe Mali i Zi , me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe përfshirjes së Kosovës në paketa të përbashkëta ballkanike.

I gjithë ky organizim u mundësua  nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës dhe Komuniteti I Biznesit, ndërsa institucionet  edhe njëher dëshmuan që nuk janë të interesuara ta zhvillojnë - promovojnë turizmin dhe  ta mbështesin komunitetin e këtij sektori, I cili sektorë po ndikon direkt në zhvillimin  ekonomik të Kosovës dhe në krijimin e vendeve të reja të punës .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)