20 Korrik 2018

Kosova në hapat e parë të zhvillimit të turizmit

Prishtinë, 12 korrik - Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), mbajti konferencën e prezantimit të punimit “Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas”, duke identifikuar hapat e mundshëm të reformës në politikat dhe legjislacionit e turizmit.

Rezarta Delibashzade nga D4D theksoi se ky punim ka për qëllim që vendet të cilat janë në zhvillim e sipër ekonomik të kenë mundësi që të përfitojnë nga turizmi në rritjen e punësimit. Sipas saj, kjo më së miri bëhet duke rregulluar legjislacionin me funskionalizimin e Organizatës Kombëtare të Turizmit.

Ndërsa Sigrid Meijer nga  Sëisscontact – Promovimi i punësimit në sektorin privat(PPSE), vuri në pah rëndësinë që ka turizmi në zhvillim ekonomik dhe promovimin e Kosovës si shtet dhe vendosjen në hartë të turistëve.

Isuf Zejna, i cili është autor i punimit, rëndësi të veçantë i jep krijimit të Organizatës Kombëtare të Turizmit si institucioni kryesor koordinues i të gjitha Ministrive në nivel qendror dhe komunave në nivel lokal.

\"Turizmi nuk mund të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por edhe e Ministrive të tjera si ajo e Punëve të Jashtme, të Kulturës, Diasporës e të tjera\", tha Zejna.

Burim Lleshi nga Organizata per Menxhimin e Destinacionit, tha se vendet turistike duhet të mirëmbahen dhe menaxhohen më mirë nga komunat dhe të krijojnë guida turistike për të huajt që do ndihmonin në zhvillim turizmit.

Valbonë Dushi nga Departmenti i Industrisë tha se ky punimi dhe strategjia që është bërë nga MTI janë hapat e parë për rregullimin e fushës së turizmit në Kosovë. \"OKT është mëse e nevojshme në koordinim e politikave të nivelit qendror dhe lokal për shkak në mënyrë që të kemi gjithpërfshirje në këtë aspekt\", tha Dushi.

Albion Idrizi, drejtor Menxhues i AltaVia Travel, theksoi rëndësinë dhe nevojën e rregullimit të transportit për çasje në vendet turistike. \"Shembull kemi Maqedoninë që ka rregulluar transportin ajëror me fluturime direkte dhe çmime të ulëta duke përfshirë edhe udhëtimet me autobusë dhe tren\", tha Idrizi.

Sali Shoshi, drejtor ekzekutiv i CHëB, theksoi që vendet turistike që po tërheqin vizitorë nuk po mirëmbahen dhe shpesh herë po mbyllen. \"Ka nevojë të madhe që të bëhet një partneritet publiko-privat që t’i promovoj këto vende dhe të punësojnë staf në këto pika turistike\", tha Shoshi.

Pjesëmarrësit theksuan se publiku i gjerë dhe disa sektorë të shoqërisë, duke përfshirë sektorin privat nuk janë mjaftueshëm të inkurajuar të marrin pjesë në konsultimet mbi turizmin, me ç\'rast nuk janë të mirëinformuar nga përfitimet që do të kenë, nëse përfshihen më shumë në planifikim të aktiviteteve dhe zbatimit e tyre, bashkë me institutcionet relevante. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018

- Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Grupi inicues kundër rrënimit të objektit të shkollës së verbërve në Pejë mban një konferencë për media. (Sheshi në qendër të Pejës, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Policia e Kosoves fillon shpërndarjen e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik” me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës. (Pikë Kalimi Kufitar në Merdar, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bashkëbisedojë me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Lipjanit. (Objekti i Komunës, ora 11:30)

- Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale "Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë" në fshatin Sevcë. (Ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoron këngëtaren Era Istrefi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. (Kabineti i Presidentit, ora  12:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione  takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për të diskutuar lidhur me çështjen e Personave të Pagjetur pas samitit të mbajtur në Londër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:10 - vetëm pamje)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)