29 Mars 2024

Kosova gati për turistë amerikan dhe evropian

Prishtinë, 16 janar - Disa shkrime të disa gazetave perëndimore që kanë sugjeruar Kosovën si vend për ta vizituar për vitin 20111, ka bërë Kosova të bëhet gati për turistë.

Kryetari i Asociacionit Kosovar të Turizmit, Zekë Çeku, e vlerëson të mangët informimin e turistëve të huaj. Ai ka thënë se turizmi kosovar është pothuajse në terr sa i përket informimit të turistëve të huaj. “Mua më duhet të jem tërë ditën me turistët e huaj dhe t’i informoj ata, ne duhet të ngutemi që ta zhvillojmë turizmin”, ka potencuar ai.

Sipas tij Kosova përjetohet si vend i ri me një mikpritje të theksuar, gastronomi të shkëlqyeshme, një shërbim joprofesional, por i përzemërt, transport me kosto të lirë, aeroport me fluturime nga të gjitha drejtimet e shumë e shumë përparësi të tjera që nuk i kanë vendet e rajonit.

“Turizmi njëjavor në Kosovë është bërë i rregullt në grupe nga Anglia dhe Japonia përderisa pret që tash e tutje të ketë edhe nga vendet të tjera evropiane dhe ato amerikane”, ka vlerësuar ai.

Edhe drejtori i Agjencisë Turistike, Kaltërsia Reisen, Fidan Ibrahimi, ka mirëpritur shkrimet që janë shkruar në mediet amerikane dhe evropiane duke shprehur bindjen se me këtë do të rritet interesimi i turistëve për të ardhur në Kosovë. “Ne si agjension kemi bashkëpunime të mira më të gjitha kompanitë që merren me turizëm për të bërë aranzhime të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovë dhe shkrimet në gazetat më prestigjioze na bënë të besojmë se Kosova do të ketë turistë këtë vit”, ka thënë ai.

Edhe njohësi i zhvillimeve ekonomike Ibrahim Hoxha, ka vlerësuar se shkrimet që janë botuar në gazetat amerikane dhe evropiane, janë të mirëseardhura për Kosovën, por ai kërkon që Kosova të përgatitë nj pako turistike që do ta bënte më shumë Kosovën atraktive.

Ndryshe ditë më parë Gazeta më e madhe amerikane “New York Times” preferon Kosovën si një prej vendeve që duhet vizituar në vitin 2011. Kjo gazetë rekomandon 41 vende në botë që duhen parë këtë vit, të 36-n e rendit vendin tonë. Po ashtu edhe gazeta britanike “Guardian” ka preferuar Brezovicën për lexuesit e saj, kurse CNN e “Newsweek” e kanë parë Shqipërinë si mesin e atraksioneve të mëdha botërore për këtë vit.

Gazeta “Epoka e Re”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)