25 Prill 2024

Kosova atraktive për tur -operatorët e jashtëm

Prishtinë, 5 maj - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka mbështetur udhëtimin familjarizues “Fam trip” në të cilën po marrin pjesë 22 operatorë turistikë nga shtetet e ndryshme të botës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ata  do të vizitojnë Prishtinën, Pejën, Gjakovën,  Prizrenin, Graçanicën.
Tur- operatorët vijnë nga: SHBA, Franca, Gjermania, Suedia, Sllovenia, Turqia, Rusia, Belgjika, Shqipëria, Holanda, Armenia, Letonia dhe Bulgaria.

Kjo ngjarje është mbështetur edhe nga Swisscontact – PPSE, Ambasada e Francës në Kosovë, USAID – Empower Projekt dhe Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.

Qëllimi i këtij udhëtimi familjarizues apo i njohur ndryshe si “Fam Trip” nuk bëhet vetëm për të eksploruar potencialin turistik të Kosovës, por edhe për të shkëmbyer përvojën me operatorët turistik të vendit.

Në këtë ngjarje e cila mbahet nga data 5 deri 8  maj përveç vizitave turistike që tur-operatorët do t’i kenë në vendin tonë ata do të zhvillojnë takime B2B me tur-operatorët e vendit kjo është një mundësi unike e operatorëve kosovar për të shkëmbyer përvojën si dhe për të krijuar kontaktet e duhura.

Ky udhëtim familjarizues “Fam trip” është organizuar nga agjencia turistike “Altavia Travel”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)