18 Prill 2024

Koronavirusi në Shqipëri: Turizmi brenda ditës në kolaps

Tiranë, 11 mars - Shfaqja e rasteve me koronavirus në Shqipëri ka ndikuar edhe në ecurinë e një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, turizmit.

Zak Topuzi nga Shoqata e Industrisë së Turizmit tha në emisionin “Përballë”, se që prej të hënës situata e këtij sektori ka ndryshuar.

“Industria shkoi brenda ditës në kolaps. Ka patur anulime kontratash, bllokime, pa diskutuar anulimin e rezervimeve të muajit”, tha Topuzi në RTSH.

Ndikimi në turizëm do të jetë më i ndjeshëm edhe në pjesën e mbetur të vitit.

“Partnerët ndërkombëtar kërkojnë që këstet e dhëna për prenotimet e këtij viti t’i kalojnë për vitin tjetër. Pra, kanë një mendje të mbyllur që për këtë vit që Shqipëria të mos jetë treg për ta”, tha Topuzi.

Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj industrie.

“Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)