29 Mars 2024

Kejptaun, destinimi më i mirë turistik për vitin 2011

Johanesburg, 7 maj - Kejptaun në Afrikën e Jugut është shpallur destinimi më i mirë turistik për vitin 2011, lajmëron faqja e internetit “Trip Edvajzer”.

“Miliona udhëtarë të cilët vizitojnë faqen e Trip Edvajzer e dhanë kontributin e tyre për përcaktimin e destinimeve më të rëndësishme turistike për këtë vit”, shprehen përfaqësuesit e kësaj faqe të internetit.

Në vendin e dytë është Sidneji, më pas vijojnë qyteti i lashtë Maçu Pikçu, Parisi dhe Rio De Zhanajro. Në mesin e destinimeve  më të rëndësishme janë edhe New Yorku, Roma, Londra, Barcelona dhe Hong-Kongu.

Trip Edvajzer është faqe e internetit falas, që udhëtarëve u ofron informata për destinimet turistike. Në të janë publikuar gjithsej 45 milionë komente me informata për destinime dhe hotele. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)