25 Prill 2024

Ishulli i Sazanit do të hapet për turistët gjatë sezonit veror

Tiranë, 6 prill - Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve në ishullin e Sazanit.

Ishulli Sazan është ishulli më i madh në Shqipëri me një sipërfaqe prej 5.7 kilometrash katrorë.

Nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mundësohet lejimi i turistëve për kryerjen e vizitave turistike në ishullin e Sazanit, i cili është pronë në përgjegjësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Turistët lejohet të kryejnë vizita turistike në ishullin e Sazanit, gjatë sezonit turistik veror në periudhën 1 maj 2017 deri më 31 tetor 2017.

Marrëveshja përcakton gjithashtu edhe orarin dhe zonat që mund të vizitohen në këtë ishull.

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi theksoi se hapja e këtij ishulli për tursitët ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga operatorët turistik shqiptarë dhe agjencitë e udhëtimit, të cilët po përpiqen për ofrimin e më shumë destinacioneve tek turistët, që kërkojnë të eksplorojnë më tej Shqipërinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)