15 Tetor 2019

Investimet gjermane dhe austriake në Parqet e Kosovës, të rëndësishme për ekonominë

Prishtinë, 14 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup investitorësh gjerman, të kryesuar nga profesorët Wolfganf Fricke - Eichenberger dhe Hans Dieter Knapp, për të diskutuar për mundësitë e investimit në Parqet nacionale natyrore të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, shprehu përkushtimin e Qeverisë që ai drejton për të promovuar investime të tilla direkte nga Qeveria Gjermane dhe ajo Austriake, duke e ruajtur natyrën dhe në të njëjtën kohë duke promovuar zhvillimin ekonomik.

“Nismat e tilla janë tejet të nevojshme për vendin. Më shumë sesa vendime të sotme të një qeverie, projektet që promovojnë turizmin, biodiversitetin e natyrës dhe zhvillimin ekonomik, janë projekte që bëjnë bashkë dy popuj dhe me këtë rast jam tejet i lumtur për një bashkëpunim me popullin gjerman dhe austriak”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, profesori Wolfganf Fricke – Eichenberger, si një nga themeluesit e konceptit të rezervateve biosferike, pjesë e UNESCO-së, tha se është i kënaqur me gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për një bashkëpunim të kësaj natyre.

Zhvillimi ekonomik duke e ruajtur natyrën dhe florën bimore dhe shtazore, është fokus kryesor i kësaj nisme, e cila do të mbështetet nga Qeveria gjermane dhe ajo austriake dhe për të cilën Kryeministri Haradinaj tregoi gatishmërinë e plotë të vendit, që të jetë pjesë e investimeve të tilla të huaja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)