19 Prill 2024

Hoteli “Afa” fiton çmimin e artë Interstas në Kroaci

Prishtinë, 12 nëntor - Një kompani kosovare dhe dy individë janë fitues të çmimit më të lartë në hotelieri që ndahet në Solin të Kroacisë në kuadër të manifestimit Interstas.

Në kategorinë e kompanive turistike çmimin e artë Interstas e ka fituar Hoteli “Afa” nga Prishtina, ndërsa çmimin e artë Intertas për individ e kanë fituar Naser Arifi, drejtor i përgjithshëm i hotel “Arxhena” e cila është pjesë e kompanisë së njohur kosovare Kuk komerc dhe Naser Shabani pronar i restorantit të mirënjohur  “Bujana” nga Gjilani.

Duke u falënderuar për çmimin e ndarë drejtori i hotel “Afa”, Ali Mehia ka theksuar se është i nderuar me ketë çmim prestigjioz dhe se kjo mirënjohje paraqet nxitje në punën e mëtejme dhe ngritjen e mëtejme të kualitetit të shërbimeve të njërit ndër hotelet më të mira në Kosovës.

Ndryshe në këtë manifestim i cili është i po organizohet për herë të dymbëdhjetë marrin pjesë kompanitë turistike nga tërë Ballkani Perëndimor .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)