29 Mars 2024

Hotelet lundruese

Madrid, 9 qershor - Spanjë, Tunizi, Maltë, Francë, Norvegji, Karaibe, ishujt Maldive e shumë destinacone të tjera të këtyre përmasave. Kush nuk do të donte t’i jetonte në një eksperiencë të vetme.

Kryqëzorët apo siç kanë hyrë në zhargonin tonë: kroçerat. Janë ato, anijet që mbartin ëndrrën shtegëtare të shumë turistëve, të cilët dëshirojnë të vizitojnë destinacione të ndryshme në një udhëtim të vetëm.

“Kroçera përfaqëson një hotel që lëviz nga një shtet në tjetrin. Të gjithë ëndërrojmë të flejmë në Tiranë e të gëdhihemi në Romë. Janë udhëtime turistike që përfshijnë 7-8 vende me një udhëtim. Destinacionet. E gjithë bota është në itinerarin e krocerave”, shprehet Besnik Vathi, president i një agjencie turistike.

Një eksperiencë mjaft e re, por jo e panjohur janë kroçerat edhe për shqiptarët. Besniku tregon se me gjithë barrierat e lëvizjes së lirë, kërkesat për kroçerë nuk kanë munguar.

“Shërbimi i shitjes së kroçerave për shqiptarët ka 7-8 vjet që ofrohet. Megjithëse ky produkt është ofruar, kërkesa e shqiptarëve ka qenë e ulët, jo vetëm se është i ri, por edhe për shkak të vizave”, thotë Besniku.

Kjo zonjë sapo është kthyer nga një udhëtim në det me një anije në disa porte të mrekullueshme. Kroçera ka lënë mbresa të pashlyeshme në memorien e 59-vjeçares Miriam Lika.

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur, një organizim perfekt. Gjatë gjithë kohës aty kishte aktivitete pa fund”, tregon Miriami.

Anijet pallat, të desinuara për të ofruar jetë idilike mes detrash e oqeanesh, ofrojnë përjetimin e mrekullive që mund të zgjasin pafundësisht.

“Kroçerat janë tepër të përhapura në të gjithë botën. Variojnë nga 2-3 netë deri në 150 netë. Ka edhe kroçera që shesin apartamentet e tyre dhe lundrojnë gjithë kohës. Jetojnë me vite 7-8 vjet një e tillë u ankorua para pak ditësh në Kotorr. Kroçera ofrojnë aktivitete të ndryshme, pishina, kazino, lulishte të ndërtuara në aparamente”, thotë Besniku.

Për lundërtarët e përjetshëm dhe aventurierët kënaqësia nuk ka çmim. Secili merr atë që dëshiron apo mundet, në këmbim të një pagese të caktuar.

“Kroçerat kanë çmime të ndryshme edhe brenda së njëjtës anije. Ka edhe kroçerë luksoze që shkon çmimi 10-20 mijë euro për një javë”, shprehet Besniku.

Miriamit xhepi nuk ia lejon as ripërsëritjen e eksperiencës së jetuar dhe as jetën e përjetshme në shtegëtim, por pas atij udhëtimi turistik, ajo dëshiron që gjithë jetën ta kalojë mbi një kroçerë.

“Kur isha me pushime, i thosha shoqes. Do Zoti gjej një punë këtu se nuk kam për të zbritur më në tokë”, thotë Miriami.

Ka njerëz që do të braktisnin përjetësisht tokën në këmbim të detit dhe eksperiencave që ofrojnë udhëtimet në vende të panjohura më parë. Kroçerat mundësojnë bërjen realitet të këtyre fantazive të rralla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)