06 Qershor 2020

Himalaja shihet për herë të parë në Indi pas 30 vjetësh

Punjab, 8 prill - Nivelet e ndotjes në pjesën më të madhe të vendit, i njohur për ndotjen tejet të madhe të ajrit, janë ulur ndjeshëm për shkak të bllokimit të vendit si pasojë e masave për koronavirusin.

Vendasit nga rrethi Jalandhar në Punjab, rreth 20 km larg nga Himalajet, shpërndanë foto në mediat sociale me imazhe mbresëlënëse të maleve të mbuluara nga dëbora.

Ish-lojtari i kriketit indian, Harbhajan Singh tha se tani kishte parë Himalajat nga shtëpia e tij për herë të parë.

Ai paralajmëroi për “treguesin e qartë të ndikimit që ndotja ka pasur në natyrë”.

India ka një popullsi prej rreth 1.4 miliardë njerëz dhe vitin e kaluar kryesoi të dhënat si qytetet më të ndotura në botë.

Por bllokimi i rreptë i 21 ditëve në vend do të thotë që më pak makina dhe biznese janë në veprim, dhe nivelet e ndotjes kanë rënë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)