19 Mars 2024

Hasani promovon turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së

Prishtinë, 14 shkurt - “Turizmi është një segment shumë i rëndësishëm për Kosovën. Promovimi i produkteve, shërbimeve, prezantimi i eksperiencave dhe aktiviteteve të ndryshme që nxisin vizitorët për të përjetuar bukuritë e Kosovës është qëllimi primar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që reflekton po ashtu edhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik”, kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në konferencën “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, e ku po marrin pjesë ministra të shumë vendeve të Bashkimit Evropian.

“Turizmi është një segment shumë i rëndësishëm për Kosovën. Promovimi i produkteve, shërbimeve, prezantimi i eksperiencave dhe aktiviteteve të ndryshme me qëllim që të nxisin vizitorët për të përjetuar bukuritë e Kosovës është qëllimi primar i MTI-së, që reflekton po ashtu edhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik”, kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, e ku po marrin pjesë ministrat e shumë vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministri Hasani ka thënë se Kosova ofron mundësi të favorshme për zhvillimin e turizmit gjatë katër stinëve të vitit.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke njohur rëndësinë e turizmit dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të Kosovës, është e përkushtuar që ta zhvillojë një turizëm të qëndrueshëm dhe konkurrues”, ka shtuar i pari i Ministrisë së Tregtisë. Ministri Hasani ka potencuar se përmirësimi i infrastrukturës rrugore, autostradës dhe ndërtimi i aeroportit të ri modern do t’u mundësojë turistëve qasje më të lehtë dhe lidhjen me destinacionet e Kosovës.

Sipas tij, kjo do të shërbejë edhe si arterie për arritjen në vendet tjera në rajon.

Duke prezantuar bukuritë e Kosovës, ministri Hasani është shprehur se Kosova edhe pse një vend i vogël, ka potenciale turistike mjaft të mira natyrore dhe kulturore, por është ende vend i pa eksploruar për shumicën e turistëve ndërkombëtarë.

“Atraksionet natyrore të mrekullueshme të tilla si malet e larta, ujëvarat, shpellat, liqenet, lumenjtë, burimet termominerale etj, kanë filluar të paketohen si produkte turistike dhe ofrohen për shitje në formën e tureve aktive dhe aventuriere, turizmit rural, sporteve dimërore, ecje në natyrë, alpinizëm, etj.”, theksoi ministri Hasani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)