28 Mars 2024

Hapet panairi njëditor për punësim në sektorin e turizmit

Prishtinë, 30 maj - Është hapur edicioni i dytë i panairit të punësimit në sektorin e turizmit, i organizuar nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës, në bashkëpunim me USAID-in, në të cilin rreth 45 kompani vendore ofrojnë 190 vende të lira pune në sektorin e turizmit.

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në sektorin e Turizmit, Xhynejd Ustaibo tha se ky panair ofron mundësi për t’i sjellë më afër kërkesat dhe ofertat për tregun e punës, i cili sipas tij është ndër prioritetet e kësaj ministrie.

“Ky panair si aktivitet ka ofruar mundësi për të sjellë më afër ofertat dhe kërkesat në tregun e punës. Prapë po e theksoj, se njëri ndër prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është nxitja e zhvillimit të biznesit, ku sektori privat mbetet prioritar dhe ndikon drejtpërdrejt dhe ndjeshëm, jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, por edhe në uljen e varfërisë dhe në zhvillimin e tregut të punës, rrjedhimisht edhe në uljen e nivelit të papunësisë”, u shpreh ai.

Panairi i sivjetmë për punësim në sektorin e turizmit është mbështetur nga USAID-i, dhe drejtoresha për zhvillim ekonomik në këtë shoqatë, Mary Hobs tha se krijimi i vendeve të lira të punës është një sfidë për të gjithë, por sipas saj ky panair është një mundësi e mirë për ta trajtuar këtë.

“Natyrisht se sfida për zhvillimin ekonomik është krijimi i vendeve të punës, për të mundësuar kështu rritjen dhe ofertat në dispozicion në tregun e punës. Sfida me të cilat ballafaqohen bizneset ose fuqia punëtore, është gjetja e vendeve të punës, por njëkohësisht edhe për bizneset është sfiduese që të gjejnë personel të kualifikuar. Ka aktivitete të ndryshme, të cilat mund të ndërmerren për ta trajtuar këtë mos përputhshmëri dhe aktiviteti i sotëm është një prej tyre”, potencoi ajo.

Ndërsa vet organizatori i këtij panairi si dhe kryetari i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti tha se sektori i turizmit dhe hotelerisë ka nevojë për ndryshime, dhe panairi i sotëm sipas tij është mundësi e mirë për të ofruar mundësi punësimi për personat profesionist.

“Sektori i hotelerisë ka nevojë për disa ndryshime, ose ka nevojë për një staf profesionist në këtë drejtim. Ky aktivitet i sotëm është si vazhdimësi e këtyre projekteve, ku ne kemi menduar që në bazë të këtij panairi t’u krijojmë mundësi personave profesionist që të kenë mundësi të inkuadrohen në këtë sektor”, tha ai.

Me tu hapur panairi, persona të shumtë filluan t’i plotësojnë aplikacionet për t’u punësuar. Ndër ta edhe Granit Biçku, i cili tha se kishte ardhur të gjente punë në një kompani të suksesshme.

“Kamë marrë në lëmin e menaxherit të marketingut, pasi që edhe e kamë kryer Fakultetin e Menaxhmentit. Kam ardhur për t’u punësuar këtu në ndonjë kompani të suksesshme”, tha ai.

Ndërkaq sipas organizatorit Baki Hoti, megjithëse panairi është njëditor, panairi do t`ia arri qëllimit që t’i punësojë 190 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)