18 Korrik 2018

Greqia përfiton të ardhura prej 2 miliardë euro nga turizmi në qershor

Athinë, 24 gusht - Sipas të dhënave të publikuara të martën nga banka qendrore greke, të ardhurat nga turizmi në qershor llogariten në rreth dy miliardë euro, duke shënuar një rritje me 14,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 


Të dhënat paraprake lidhur me turizmin, një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe ekonomisë së Greqisë së zhytur në borxhe, tregojnë rritje të ndjeshme të kësaj industrie të vendit të Evropës juglindore.


Sipas të dhënave të publikuara të martën nga banka qendrore greke, të ardhurat nga turizmi në qershor llogariten në rreth dy miliardë euro, duke shënuar një rritje me 14,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Greqia ka parashikuar rritje rekord për të dytin vit radhazi në industrisë së saj të turizmit në vitin 2017, duke pritur 30 milionë turistë, nga 27,5 milionë të tillë që e vizituan vendin në vitin 2016.


Tashmë nën programinin e tretë të ndihmës financiare që prej vitit 2010, Greqia ka nevojë të ngutshme për rritjen e të ardhurave dhe turizmi kontribuon për rreth një të pestën e programit të brendshëm kombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018  - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)