19 Prill 2024

Greqia druan se do të humbasë një milion turistë këtë vit

Athinë, 15 mars - Greqia druan se do të humbasë një milion turistë këtë vit, sipas burimeve të Ministrisë greke të Kulturës dhe Turizmit.

Ajo shton se në tregun gjerman është regjistruar rënie prej 30 për qind e interesit për të kaluar pushimet në vendin ballkanik, ndërkohë që në atë britanik kjo shifër rezulton 10 për qind.

\'\'Seriozisht është zvogëluar interesi ndaj Greqisë nga ana e finlandezëve dhe holandezëve\'\', njofton media greke.

Për të kufizuar humbjet, ministria në fjalë planifikon huazimin e agjencive për marrëdhënie me publikun që të përgatisin një fushatë reklamuese për destinacionet tuiristike në vend, së bashku me organizata të mëdha turistike në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe.

Vitin e kaluar, numri i turistëve në Greqi kanë qenë 16,4 milionë persona, ndërsa të ardhurat nga turizmi 10,5 miliardë euro.

Autoritetet kanë për qëllim që në vitin 2012 të ketë mbi 16 milionë vizitorë dhe të ardhura mbi 10 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)