21 Shtator 2018

Gjykata vendos të mbroj Valbonën

Tiranë, 18 qershor - Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, Shqipëri më 6 qershor 2018 vendosi të ndalojë menjëherë të gjitha punimet në tre hidrocentrale që po ndërtohen nga Dragobia Energy në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës.

Ky vendim duhet të mbetet në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë së ngritur nga organizata joqeveritare TOKA dhe 27 banorë lokalë, me mbështetjen e WWF-it, kundër Këshillit Kombëtar Territorial (KKT) të Shqipërisë, dhe e cila mund të zgjasë disa muaj ose vite në varësi të procesit të ankesave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas vendimit të mëparshëm të gjykatës për të lejuar vazhdimin e punës përkundër rastit në gjykatë. Urdhëri për ndalim fillimisht ishte kërkuar në janar 2018, si pjesë e një padie kundër KKT-së të Shqipërisë mbi vendimin e tyre në nëntor 2017 për të lëshuar projektit një leje të re ndërtimi.

Paditësit argumentuan se leja e re ishte qartazi e paligjshme, pasi që Ligji për Zonat e Mbrojtura ishte ndryshuar në qershor 2017 ku ligji i ri i shpallte të paligjshëm gjitha ndërtimet e HEC-eve në Parqet Kombëtare. Leja fillestare e ndërtimit të projekteve skadoi në maj të vitit 2017.

Sipas ligjit shqiptar, duhet të jepet një urdhër ndalimi për punë në të gjitha rastet kur "dëmi i pakthyeshëm mjedisor mund të ndodhë gjatë periudhës së procesit gjyqësor".

Ky vendim përcakton një precedent të rëndësishëm në Shqipëri për rastet me rrezik të madh për dëmtimin e ekosistemeve dhe tregon se mbrojtja e mjedisit po ecën ngadalë drejt agjendave kryesore.

WWF-i organizatë joqeveritare ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës ka qenë e pranishme në Luginën e Valbonës që nga viti 2016, duke mbështetur komunitetin lokal në luftën e tyre për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm nga i cili të jenë në gjendje të mbajnë mirëqenien e tyre.

Kjo mbështetje përfshin gjithashtu përkrahje financiare dhe me eksperte për OJQ-ne lokale TOKA dhe 27 banorët në luftën e tyre ligjore. Ata kanë ngritur padi në gjykatën administrative kundër Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës në maj 2017 (aktualisht në pritje të ankesave) dhe kundër Këshillit Kombëtar Territorial në nëntor 2017.

Nuk ka qartësi edhe sa HEC-e tjerë janë planifikuar të ndërtohen në lumin Valbona. Duke u bazuar në dokumentet publike për informim, koncesionet janë dhënë edhe për 11 HEC-ë tjerë. 

Lejet mjedisore për ndërtimin e këtyre tre HEC-ëve janë të bazuara në një vlerësim shumë të dobët të ndikimit në mjedis, dhe po ashtu ju ka kaluar afati në vitin 2015. Të gjitha proceset e koncesionit kanë qenë shumë jo-transparente, dhe kanë treguar jo-konsideratë për mirëqenien e popullatës lokale.

Si dhe kanë dështuar që në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të theksojne se po ndërtohen në zonë të mbrojtur të Kategorisë II IUCN.

Procesi jo-transparent për konsultimet publike janë në ndesh direkt me Konventën Aarhus, konventë e cila rregullon Qasjen në Informata, Pjesëmarrjen Publike në Vendim-marrje dhe Qasje në Drejtësi për Çështjet e Mjedisit, dhe Shqipëria ka qenë ndër shtetet e para nënshkruese të kësaj konvente në vitin 2001.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)