07 Korrik 2020

Gjermania nis udhëtimin nga 15 qershori për turistët nga 31 vende europiane

Berlin, 26 maj - Mediat gjermane shkruajnë se Qeveria gjermane synon të heqë paralajmërimin për udhëtimin nga 15 qershori për turistët nga 31 vende europiane, nëse zhvillimi i pandemisë e lejon këtë.

Krahas 26 vendeve partnere në BE, kjo parashikohet të vlejë për Britaninë e Madhe dhe katër shtete të zonës Shengen, jo anëtare të BE, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Lichtenshtajn.

Të dhënat janë pjesë e një dokumenti që do të rregullojë kriteret për turizmin brenda europian e që mund të miratohet në mërkurën në mbledhjen e qeverisë gjermane, shkruan dpa.

Por ende ka pyetje të hapura, si për shembull si do të veprohet me vendet e treta, me të cilat ekziston kufizimi i udhëtimit deri në 15 qershor, e mes tyre ka vende që janë shumë më pak të prekura nga pandemia se Gjermania, ku përfshihet edhe Ballkani.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maase e shpalli paralajmërimin e udhëtimit në 17 mars, një hap ky unikal.

Deri tani paralajmërimet për udhëtime lëshoheshin vetëm për vende me rrezikshmëri të lartë  sidomos në zonat e luftës, Siri apo Afganistan.

Heqja e paralajmërimit të udhëtimeve parashikohet të bëhet në kohën e duhur para periudhës së pushimeve të verës. Në dokumentin e Ministrisë së Jashtme thuhet, se qëndrimi orientues është “rigjallërimi i turizmit si për udhëtarët ashtu edhe ekonominë gjermane të turizmit dhe stabilitetin ekonomik të vendeve destinacion”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)