04 Korrik 2020

Gjermania do të heqë ndalimin e turizmit në Europë

Berlin, 4 qershor - Qeveria gjermane planifikon të heqë ndalimin e turizmit në vendet europiane që nga 15 qershori, por do të vazhdojë të paralajmërojë kundër turizmit në disa vende, si Britania, nëse rregullat e karantinës atje janë ende në fuqi.

Në mars, Gjermania shpalli paralajmërimin kundër turizmit të panevojshëm jashtë vendit.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas u shpreh se ky paralajmërim do të zëvendësohet nga këshilla më të zakonshme turistike, nëse nuk ka më ndalim hyrjeje dhe kufizim në përmasa të mëdha në vendet përkatëse.

Ai tha se të gjitha vendet, përveç Norvegjisë dhe Spanjës, ku kufizimet për hyrje priten të zgjasin më shumë, tani i plotësojnë këto kushte.

Maas shtoi se këshillat e reja turistike nuk janë "ftesë" për turizëm dhe në disa raste mund të këshillohet kundër turizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)