19 Prill 2024

Gjenden në Liban 5 turistët çekë të zhdukur 7 muaj më parë

Pragë, 2 shkurt - Pesë shtetasit çekë që u zhdukën korrikun e vitit 2015 në Liban janë gjetur dhe po qëndrojnë nën kujdesin e forcave të sigurisë të këtij shteti, thonë zyrtarë çekë.

Me anë të një deklarate, Ministria e Jashtme e Çekisë ka njoftuar se 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa do të rikthehen në atdheun e tyre me anë të një avioni të posaçëm. Detaje të tjera ende nuk dihen.

Automjeti i tyre u gjet në korrikun e vitit të kaluar i braktisur në rajonin Kefraya. Në automjet u gjetën pasaportat, paratë dhe aparatet fotografikë. Një operacion i gjerë nisi në atë kohë menjëherë mes frikës së grupi mund të ishte rrëmbyer.

Mediat shkruan vitin e kaluar se zhdukja e turistëve çekë mund të kishte lidhje me arrestimin dhe mbajtjen në Çeki të një shtetasi libanez, i cili akuzohej për kontrabandë të armëve.

Në vitin 2011, 7 çiklistë estonezë u rrëmbyen në luginën Bekaa dhe u liruan katër muaj më vonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)