08 Mars 2021

Edhe sot hyrja pa pagesë në pishinen e Gërmisë

Prishtinë, 29 korrik - Ndërmarrja Publike Lokale "Sport Marketing" Prishtinë ka vlerësuar se virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje - jo vetëm për shëndetin e njeriut dhe krizën ekonomike.

Për momentin qytetarët e Kosovës janë duke jetuar dy kriza - pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie.

Për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet që tash e 4 muaj janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative siç është pishina e Germisë, menaxhmenti i NPL “Sport Marketing”, ka vendosur që me datë 29 korrik 2020 hyrja të jetë pa pagesë nga ora 10:00 deri në orën 11:00.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” është duke vazhduar të respektojë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)