23 Prill 2024

CNN: Shqipëria, destinacioni më i mirë për të pushuar për vitin 2011

Tiranë, 29 dhjetor - CNN vendos Shqipërinë në listën e destinacioneve më të mira për të pushuar për vitin 2011-të e cila renditet i 6 në listën me 9 vende.

Në shkrimin e CNN thuhet se vënia në fillim të listës e Shqipërisë mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, por Shqipëria i ofron udhëtarëve një shije të Mesdheut pa turma dhe çmime të larta.

CNN thekson se destinacioni i vërtetë është Gjirokastra, qendra e të cilit është nën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri botërore. Gjirokastra përshkruhet si një qyetet me kalldrëm me ndërtesa të vjetra, por një vend me shumë aftmosferë dhe me shumë histori.

Me plazhet piktoreske, ushqimin e mirë dhe një numër të madhe vendesh të trashëgimisisë, Shqipëria nuk do të jetë jashtë destinacionit të preferuar edhe për shumë kohë, vlerëson CNN.

Në listën e CNN në krye të destinacionve më të mira për të pushuar për 2011-ën renditet New York, i ndjekur nga Zelanda e Re dhe Peruja.

Artikulli i CNN mban titullin, “ku mund ta gjeni veten në tokë gjatë 2011?”. Sipas CNN, gjtihësecili mund të lexojë listën e kalsifikimit të vendeve se ku mund të kalohet pushimet gjatë vitit që vjen, ku ne vend të parë renditet New Yorku, më pas vendi i Regbit, Zelanda e Re, pasuar nga Peruja me amazonën e saj, ku mund të eksplorohet pa fund.

Vendi i katërt në top listën me 9 vendet për tu frekuentuar, është Spanja , e më konkretisht, Barcelona, me tej renditet ne vend të 5 Norvegjia, në vend të 6 Shqipëria. Në vend të 7 klasifikohet Japonia , në të 8-in, Guatemala dhe në vend të 9 Bulgaria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)