18 Gusht 2022

CNN rekomandon Shqipërinë për turistët amerikanë

New York, 13 prill - Për turistët amerikanë që duan të kalojnë pushimet në Europë por kanë frikë nga infektimi me Covid, CNN rekomandon Shqipërinë si alternativën më të mirë.

Në shkrim të medias prestigjoze amerikane, Shqipëria renditet mes vendeve të sigurta për turizëm, teksa pandemia e koronavirusit ende nuk ka përfunduar.

Sipas CNN, ka tre javë që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara nuk ka ndryshuar listën e vendeve të nivelit 4, ndër më të lartët për rrezikshmërinë nga Covid.

Në këtë listë bëjnë pjesë shumica e vendeve të Bashkimit Europian, si Greqia, Italia, Spanja, Franca e Gjermania, të konsideruara si destinacionet më kryesore për turistët amerikanë. Në të njejtën listë është edhe Britania e Madhe.

Mes zonave të sigurta ndaj Covid-19 në vendin tonë, renditet Ballkani Perëndimor, krahas Shqipërisë edhe Kosova e Bosnje Hercegovina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)