23 Prill 2024

Çelet zyrtarisht sezoni turistik në Durrës

Durrës, 21 maj - Në Durrës eshtë çelur zyrtarisht sezoni turistik për vitin 2010.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Vangjush Dako ka deklaruar se turizmi mbetet një prioritet i Bashkisë, si dhe promotori i zhvillimit ekonomik ndaj meriton vëmendjen e të gjitha palëve për të punuar sa më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së këtij sektori kaq të rëndësishëm.

Por problem për këtë sezon mbetet bllokimi i një siperfaqe të konsiderueshme të plazhit nga anijet e mallrave, të cilat kanë dalë në breg për shkak të motit të keq.

Megjithatë këtë sezon Durrësi prezanton një infrastrukturë të përmirësuar ndjeshëm si dhe një axhendë të pasur me aktivitete. Këtë vit Bashkia ka akorduar në buxhetin e saj dy herë më shumë fonde për turizmin se vitin e kaluar në mënyrë që ky sektor të ketë një hov cilësor në zhvillimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)