16 Prill 2024

Bregdeti shqiptar dhe grek më të preferuar

Tiranë, 8 gusht - Shqipëria dhe Greqia janë destinacionet më të preferuara, ndërsa një pjesë e vogël kanë zgjedhur edhe Turqinë dhe Spanjën.

Bregdeti shqiptar dhe ai grek janë destinacionet më të preferuara sivjet për pushuesit nga Maqedonia.

Këto të dhëna bëhen të ditura nga agjencitë turistike të cilat theksojnë se Shqipëria dhe Greqia janë destinacionet më të preferuara, ndërsa një pjesë e vogël kanë zgjedhur edhe Turqinë dhe Spanjën.

Nga agjencia turistike \"Euro-turs\" bëjnë të ditur se një numër i madh i turistëve kanë zgjedhur pikat turistike të bregdetit shqiptar si Durrësin, Sarandën dhe Vlorën. \"Një numër i madh i qytetarëve përzgjedhin bregdetin shqiptar dhe këtë për shumë arsye, sepse dëshirojnë të pushojnë në pikat turistike shqiptare\", theksojnë nga kjo agjenci, duke shtuar se një numër i madh i maqedonasve gjithashtu kanë zgjedhur sivjet për pushime Durrësin dhe Sarandën.

Në agjencinë turistike \"Fikret Tours\", e cila organizon linja të rregullta për bregdetin shqiptar theksojnë për numër të madh të pushuesve që enkas kanë si pikë turistike Durrësin.

Nga kjo agjenci theksojnë se ka rënie të numrit të pushuesve gjatë këtij muaji për shkak të muajit të Ramazanit.

Ndërkohë, edhe bregdeti grek është i preferuar dhe shumë qytetarë kanë vijuar pushimet atje. Kjo ka ndikuar për shkak të uljes së çmimeve nga shkaku i krizës ekonomike që ka përfshirë këtë vend.  Halkidiki si destinacioni më i shtrenjtë tradicional sivjet ofron çmime të lira për pushuesit.

\"Arbo Travel\" nga Shkup vlerëson se janë ofertat e mira dhe të lira që ofrohen për bregdetin grek, me ç`rast një hotel me pesë yje ka çmime prej 50 euro gjysmëpansion, edhe ate në kulmin e sezonit. 

Kjo agjenci thekson se për klasën e pasur këtë sezon më të preferuara kanë qenë bregdetet e Afrikës Jugore, sidomos Brazi dhe Peru si dhe shëtitjet luksoze rreth Mesdheut.

Egjipi dhe Tunizia kanë shënuar rënie drastike për të tërhequr pushuesit, për shkak të krizës së dhunshme që ka përfshirë këto vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)