18 Prill 2024

“Bjeshkët e Nemuna” me platformë për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 12 prill - Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), është prezantuar drafti final i  Planit Hapësinor për rregullimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tha se Plani Hapësinor për parkun “Bjeshkët e Nemuna” paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin ekonomik të komunave përkatëse dhe promovim më të mirë të vendit tonë dhe  njëkohësisht do të ndikojë dukshëm në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Agani po ashtu tha se i gjithë procesi i hartimit të këtij plani ka qenë transparent dhe në këtë aspekt lavdërojë komunat që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm.

Ai tha se për hartimin e Planit Hapësinor për “Bjeshkët e Nemuna” është arritur konsensus i plotë midis institucioneve qëndrore, atyre lokale dhe banorëve që jetojnë në hapësirën e parkut.

Edhe drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi, gjatë prezantimit të këtij plani tha se miratimi i tij do të hapë mundësi për zhvillim ekonomik të këtij rajoni malor, në veçanti në fushën e turizmit, duke i respektuar standardet për ruajtjen e mjedisit dhe të natyrës.

Në këtë takim ishin prezent përfaqësuesit e komunës së Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Junikut.

Të gjithë njëzëri u pajtuan se nga hyrja në fuqi e këtij plani, në “Bjeshkët e Nemuna” nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve, por as gurëthyesëve, ndërsa ato nga ato prezente do të kërkohet respektimi i standardeve evropiane.

Plani Hapësinor për “Bjeshkët e Nemuna” përfshinë 63 mijë e 28 hektarë dhe shtrihet në pesë komuna: Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik dhe Istog.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)