22 Tetor 2017

Biznesi i hosteleve shënon rritje të ndjeshme në ShBA

Washington, 24 gusht - Qëndrimi në hostele është një mënyrë për të mos shpenzuar shumë gjatë udhëtimeve dhe ka qenë prej kohësh popullor në Europë dhe gjetkë, por tani rezervimet e tyre kanë ardhur duke u shtuar ndjeshëm edhe në SHBA.


Rezervimi i hosteleve në ShBA ka pasur një rritje vjetore njëzet e dy për qind që nga viti 2015, teksa si udhëtarët e rinj, ashtu edhe ata më të vjetër, kërkojnë përvoja të reja.


Hostelet e sotme janë komode, me shtretër privatë, vakte falas dhe internet Wi-fi të pakufizuar. Shumë prej tyre madje ofrojnë dhoma private dhe suita.


Rritja e numrit të hosteleve në ShBA ka qenë më e vogël sesa në pjesën tjetër të botës. Por Netanya Trumboli nga "Hostelling International USA" thotë se fama e tyre po rritet me shpejtësi:


"Unë mendoj se shumë herë njerëzit mendojnë për përvojën jo të mirë të Europës. Gjatë 10 - 20 vjetëve të fundit gjërat vërtet kanë ndryshuar, kështu që mund të shohësh shumë më tepër lehtësira në hostele. Në Amerikë ne përpiqemi ta tejkalojmë njëri-tjetrin me moton: 'Oh , ju e keni këtë? Epo edhe ne do ta kemi.' Kështu që mendoj se standardi ka ardhur duke u rritur përgjatë viteve."


Por epoka moderne e hosteleve nuk ka ndikuar mbi përvojën e veçantë të bashkëjetesës për të cilën ato janë të njohura.


Mark Schneider, menaxher në HI Hostel në zonën qendrore të Uashingtonit, thotë se janë veprimtaritë shtesë shoqërore, si shëtitjet dhe darkat tematike, ato që e bëjnë ndryshimin për mysafirët:


"Kur krijojmë mjedisin e rehatshëm, që të grish, kjo ndihmon në magjinë e hosteleve. Pra, ky është një shkëmbim ndërkulturor e njerëzit bëjnë miq – qoftë kjo për një ditë, një javë, ose ndonjëherë edhe për gjithë jetën."   

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2017

- Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra e Votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 8:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e parë për media për hapjen e vendvotimeve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti voton në Prishtinë. (Vendvotimi në Fakultetin Juridik, ora 9:00)

- Kandidatja për Kryetare të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, znj.Valdete Idrizi do të shpreh të drejtën e votës në Mitrovicë. (Shkolla Fillore “Andon Z. Çajupi”, ora 9:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, do të votojë në Prishtinë. (Vendvotimi në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” , ora 9.30)

- Banorët e lagjes jashari nga prekazi dalin në mënyrë të organizuar për të votuar. (Nisja nga kompleksi memorial "Adem Jashari" në Prekaz, ora 10:00)

- NISMA për Kosovën thërret konferencë për medie në lidhje me zgjedhjet lokale që po mbahen sot në nivel vendi. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 10:00, shtyhet, ora 12:30)

- Kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, voton në Gjilan ku me pas edhe do të deklarohet për mediat. (Shkolla fillore “Abaz Ajeti”, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë në Prishtinë. (Shkolla e Mjekësisë “Ali Sokoli”, ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore, "Faik Konica", ora 10:00)

- Kandidati i NISMA’s për kryetar të Prishtinës, Shyqiri Bytyqi, voton në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 11:00)

- Kandidatit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli do të votojë në Hajvali. (Shkolla fillore "Shkendija", ora 10:00)

- Kandidatit i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti do të votoj në në fshatin Poturovc të  Lipjanit. (Qendra e Votimit në Poturovc, ora 10:00)

- Kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Celaj, do të votojë në Prishtinë. (Shkolla Fillore "Gjergj Fishta", ora 10:30)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delaëie viziton qendrën e thirrjeve të Demokracia në Veprim. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore, "Faik Konica", ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 11:30)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, voton në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencën e parë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e dytë për media për daljen dhe mbarëvajtjen e votimit. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën mban konferenca e radhës për medie. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencën e dytë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 16:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e tretë për media për daljen dhe mbarëvajtjen e votimit. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencën e tretë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 18:00)

- NISMA për Kosovën mban konferenca e radhës për medie. (Selia qendrore të NISMA për Kosovë, ora 18:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 19:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 20:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencën e katertë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 20:30)