23 Prill 2024

Bie numri i turistëve në Ohër për 30 për qind

Ohër, 12 shtator - Numri i turistëve këtë vit në Ohër ishte mjaft i vogël krhasuar me vitet tjera.

Qytetarët e Ohrit me keqardhje konstatojnë se i kanë humbur klientët e tyre më të mirë.

Turistët serb viteve të kaluara merrnin pjesë me rreth 50 për qind  të numrit të përgjithshëm të turistëve që vinin në Ohër.

Këtë vit numri i tyre është përgjysmuar. Këtë sezon nuk ishin as grekët, shqiptarët, bullgarët e as shqiptarët nga Kosova.

“Nga të gjitha informatat që i kam, nuk erdhën për shkak të mungesës së infrastrukturës. Mendoj nuk është arsyeja e incidenteve të që ndodhe me turistët serbë pasi incidente të  tilla ka gjithkund. Edhe në Greqi dhe Turqi ka incidente. Duhet të punojmë në planin e  sigurisë pasi nuk është përshtypje e mirë kur të ndodhin incidente të tilla”, deklaroi Aleksandar Petreski, kryetar i qytetit të Ohri.

“I humbëm mysafirët e tregut serb. Duhet të punohet sepse këtu diçka po ndodh. Konsideroj se duhet të punojmë pak më shumë tek fqinjët tanë. Nuk mendoj se arsyeja është incidentet. Kjo është diçka që ndodh gjithkund”, tha Lubço Cvetanovski, hotel Klimetica.

Hotelierët e Ohrit vlerësojnë se ky sezon ka kaluar më dobët në krahasim me sezonin e kaluar. Ka të atillë që nuk do të mund ta kthejë as investimet që kanë bërë.

“Ohri ka rënë për 30 për qind në krahasim me atë se si ka funksionuar qyteti. Të gjithë ishin të kënaqur edhe me zero pozitive, ndërsa tani doli që njerëzit të luftojnë të mos munden atë që e kanë investuar ta kthejnë. Pritëm shumë më shumë. Nga shkaqe objektive gjërat nuk u realizuan”, u shpreh Robert Xhino, hotelier.

Megjithatë, si ngushëllim, nga sektori komunal për turizëm thonë se gëzon fakti që këtë verë numri i turistëve të huaj ka qenë më i madh për 17.5 për qind. Megjithatë numri i turistëve vendas ka qenë shumë më i vogël të cilët njëkohësisht kanë qenë edhe shpenzuesit më të dobët.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)