15 Tetor 2019

BERZH i jep Shqipërisë 63.8 milion euro për projektet e turizmit

Tiranë, 15 mars - Marrëveshja e huasë ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) për financimin me 63.8 milionë euro, të projekteve për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit, ka hyrë në fuqi dhe pritet të vihet në zbatim.

Qeveria shqiptare ka përcaktuar rajonin bregdetar zonën Vlorë-Sarandë, si dhe zonën më në brendësi Berat-Gjirokastër-Përmet, si një rajon prioritar që mbart potenciale konkrete si nga ana e peizazhit, ashtu edhe nga ana e aseteve të trashëgimisë kulturore - për të zhvilluar turizmin si një shtysë për të nxitur rritjen ekonomike rajonale dhe kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)