08 Korrik 2020

BE nis hapjen graduale për të shpëtuar një pjesë të sezonit të pushimeve verore

Bruksel, 14 maj - Bashkimi Evropian ka rinisur hapjen e madhe me masa graduale pas bllokimeve të forta kundër përhapjes së koronavirusit, duke nisur me hapjen e kufijve të brendshëm të bllokut, për të shpëtuar të paktën një pjesë të sezonit të pushimeve verore.

Hoteleve, restoranteve dhe plazheve në të gjithë Evropën po u kërkohet të zbatojnë distancimin shoqëror për vizitorët, duke përfshirë prenotimin e shezlongëve në pishina dhe mbajtjen e radhës 1,5 metra larg në bufetë e ushqimit.

Komisioni Evropian bëri thirrje të mërkurën për një lehtësim të kujdesshëm të kufizimeve dhe zbuloi udhëzimet, duke filluar nga mbajtja e maskave të fytyrës në avionë dhe trena, deri tek mbajtja e distancës fizike në plazh dhe në hotele.

“Kjo nuk do të jetë një verë normale, për asnjë nga ne”, tha nënkryetarja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager. Ajo u bëri thirrje qeverive dhe bizneseve të ndjekin rekomandimet e Brukselit në mënyrë që “të mos kemi nevojë të qëndrojmë të mbërthyer në shtëpi në verë, ose të humbasim plotësisht industrinë turistike verore evropiane”.

Vendet të cilësohen me pak raste Covid-19, si Greqia dhe Kroacia do të nisin këto javë të hapin korridore preferenciale të turizmit me vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, e cila është më pak e goditur nga virusi. Italia dhe Spanja mbeten jashtë këtyre korridoreve. Korsitë e privilegjuara të turizmit do të ketë garanci, si një pasaportë që vërteton negativitetin e infektimit dhe janë të destinuara të rivijëzojnë hartën e zonave ku mund të shkohet për turizëm apo jo.

Italia dhe Spanja, si vendet më të prekura në BE, janë shumë të limituara për turizëm dhe po ashtu edhe qytetarët e tyre për të bërë pushime jashtë. Kryeministri grek, Kyriakos Mistotakis ka organizuar videokonferenca të shumta me homologët në Australi, Norvegji, Austri, Bullgari, Danimarkë, Republikën Çeke dhe Singaporin për të studiuar në mënyrë bilaterale rregullat mbi pritjet në hotel dhe “pasaportat sanitare”.

Hoteleve iu kërkohet të marrin në konsideratë mundësinë që vizitorët të rezervojnë shezlongët në pishinë, palestër ose restorant. Hapësira të mëdha publike si bufetë, duhet të sigurojnë që vizitorët që nuk janë në të njëjtën familje, të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg, ndërsa ngjarjet e mëdha si koncertet nuk lejohen.

Vizitorët duhet të këshillohen për “etiketën e frymëmarrjes”, domethënë teshtimë ose kollitje në shami ose bërryl të përkulur, dhe të kenë kujtesa për të larë shpesh duart e tyre. Hotelet gjithashtu pritet të mbajnë shënimet e adresave të vizitorëve për të mundësuar gjurmimin e kontakteve në rast të një shpërthimi të koronavirusit. Udhëzimet jo-detyruese janë një përpjekje për të lehtësuar një rënie të udhëtimeve që ka zbrazur plazhet e Evropës dhe sheshet e turistëve që nga mesi i marsit, duke kërcënuar miliona vende pune në një sektor që përbën 10 për qind të ekonomisë së bllokut europian.

“Udhëzimi i ri mund të jetë shansi për një sezon më të mirë për shumë evropianë, jetesa e të cilëve varet nga turizmi dhe natyrisht për ata që dëshirojnë të udhëtojnë këtë verë”, tha Vestager.

Udhëtarëve iu kërkohet të mbajnë maska për fytyrën në të gjitha mënyrat e transportit si dhe në aeroporte dhe stacione, dhe punëtorët e transportit të mbajnë maska dhe doreza. Autobusët, trenat dhe tragetet inkurajohen të lëvizin me më pak njerëz, megjithëse linjat ajrore nuk do t’ju kërkohet të lënë vendet e mesme bosh. Gjermania të mërkurën njoftoi se do të ndalojë kontrollet e hyrjes në kufijtë e saj me vendet anëtare të BE-së nga kjo fundjavë, por Spanja, një nga destinacionet më të mëdha turistike të kontinentit, tha që hapja e kufijve të saj mund të presë deri në korrik.

Spanja do të imponojë një karantinë dyjavore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë. Vendimet për rihapjen e kufijve janë përgjegjësi e qeverive kombëtare, por komisioni u bëri thirrje 27 vendeve anëtare që të koordinojnë heqjen e kufizimeve të tyre në disa faza, duke filluar nga vendet me nivele të ulëta të koronavirusit.

Tre shtete baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania do të rihapin kufijtë ndaj qytetarëve të njëri-tjetrit, duke krijuar një “flluskë udhëtimi”, nga 15 maji. Kufijtë e jashtëm të BE do të mbeten të mbyllura për udhëtime jothelbësore, të paktën në mes të qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)