20 Tetor 2019

Banorët e Velanisë protestojnë kundër parkut të kthyer në varreza

Prishtinë, 15 dhjetor - Fëmijët e lagjeve për rreth Parkut në Velani së bashku me prindërit e tyre shoqërues do të organizojnë protestën kunder degradimit të Parkut!

Gjatë protestës do të mbahet një fjalim i përgatitur nga vet fëmijët! Protesta do të zhvillohet tek anfiteatri në Parkë.  

Parku Memorial në Velani, ku janë edhe varrezat në të cilat janë varrosur Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, veprimtari i çështjes shqiptare Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi dhe Ilir Konushefci dhe shumë dëshmorë tjerë, së fundmi është bërë temë diskutimi.

Banorët e lagjes “Velania” po kanë frikë se Parku Memorial i lagjes së tyre do të shndërrohet në një park varrezash, e kjo sepse është rritur numri i varreve në atë vend.

Banorët janë shprehur të pakënaqur pasi  duan që  pjesën tjetër të parkut ta shfrytëzojnë për të pushuar dhe për të kaluar kohë me fëmijët e tyre.

Banorët  kërkojnë nga institucionet e Kosovës ndaljen e trendit të varrosjeve në këtë lokacion, si edhe heqjen e të gjithë eshtrave të trupave që janë varrosur pa të drejtë aty, percjell Fakte.

Ata thonë se është e papranueshme që një Park Memorial, siç ka qenë që prej 60- vjetësh, të kthehet në varrezë kolektive, ndonëse kjo hapësirë nuk ka qenë e destinuar për varreza.

Varre të shumta janë hapur që nga paslufta në këtë hapësirë, ndonëse që nga viti 1960 e deri pas lufte ka ekzistuar vetëm memoriali me emrat e luftëtarëve të Kosovës nga Lufta e Dytë Botërore

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)