20 Prill 2024

Bajrami kërkoi mbështetje për anëtarësim në Organizatën Botërore të Turizmit

Prishtinë, 6 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Bajrami zhvilloi një takim mjaft të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai, më të cilin shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i takon bashkëpunimit të Kosovës me këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Në këtë takim bashkëbiseduesit folën edhe rreth mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Turizmit.

Ministrja Bajrami e njoftoi Rifai rreth përgatitjeve që po bën Kosova për të aplikuar për anëtarësim në Organizatën Botërore të Turizmit dhe kërkoi mbështetjen e Sekretarit të Përgjithsëm sa i përket këtij procesi të rëndësishëm për turizmin e Kosovës. 

Në anën tjetër z. Rifai falënderoi ministren Bajrami për informacionet rreth kontekstit të zhvillimit të turizmit në Kosovë dhe premtoi se Organizata që ai drejton është e gatshme për bashkëpunim me institucionet e Kosovës në të mirë të zhvillimit të turizmit në vendin tonë. 

Ministrja Bajrami u takua poashtu edhe me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Republikës së Sllovenisë, Zdravko Pocivalshek me të cilin u diskutua rreth intensifikimit të bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë si në fushën e turizmit ashtu edhe në sektorë tjerë ekonomikë.

Në sesionin e diskutimeve rreth turizmit, Ministrja Bajrami, foli rreth sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Ajo, ndër të tjera, tha se Kosova posedon resurse të shumta turistike dhe se Qeveria e Kosovës po punon që në zhvillimin dhe fuqizimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Përkundër sfidave nëpër të cilat ka kaluar Kosova, deri tani janë bërë përparime të rëndësishme në infrastrukturë por edhe në krijimin e mekanizmave të cilët po merren me adresimin e sektorit të turizmit si dhe rritjes së dialogut publik-privat në fushën e turizmit, tha ministrja Bajrami.

Ajo, më tutje vazhdoi se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon në rritjen e koordinimit të punës në mes të gjitha institucioneve publike dhe atyre private që merren me sektorin e turizmit.

Aktualisht po bëjmë përpjekje në fuqizimin e rolit të Këshillit Kombëtar të Turizmit, i themeluar që nga viti 2013 si një trupë në të cilën përfaqësohen sektori publik dhe ai privat.

\"Ne do ta rrisim rolin e këtij Këshilli si dhe nivelin e përfaqësimit në të, në mënyrë që kjo trupë të kontribuojë në aspektin e zhvillimit të politikave të qëndrueshme rreth turizmit në vendin tonë, përfshirë edhe Planin Kombëtar për Sigurinë në Turizëm, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të qeverisë për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit.\" 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)